Rreth nesh

Kompania jonë D.P.Z. Himaj, e regjistruar në vitin 2003, nga Fshati Hereq Komuna e Gjakovës, kryen veprimtarinë në industrinë e prodhimit të dyerve kuzhinave dhe mobileve të drurit në Kosovë.

Veçanërisht ne punojmë në prodhimin e dyerve të brendshme te presuara dhe të mbështjella me material, dyerve të jashtme, mobileve për zyre, prodhimin e dhomave dhe prodhimin e kuzhinave.

Ne punojmë kryesisht me dru brehu,  medijapan (MDF), dhe me medijapan të presuar. Fokusi primar i kompanisë sonë është prodhimi i dyerve të ndryshme, me c’rast 80%  të kapaciteteve tona prodhuese janë dedikuar në prodhimin e dyerve. Kompania jonë është e pajisur me teknologjinë më të re të makinave.